Factsheet

Histori suksesi
Te rejat

Factsheet

Përshkrimi i projektit

Projekti ‘Këshillimi drejt Punësimit’ është një koncept inovativ për hyrjen e tregut të punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të rinisë i cili zbatohet me sukses në Shqipëri që nga viti 2010. Ky proces përdor instrumente për të krijuar bazat për përfshirje sociale dhe integrim ekonomik të grupeve të synuara. Qasja ‘Këshillimi drejt Punësimit’ bashkon ndërhyrje praktike në nivelin e partnerëve lokal, burimeve lokale dhe inovacionit. Është një vlerë e shtuar për ofertat e tjera ekzistuese të tregut, duke përgatitur migrantë të kthyer dhe kategori të tjera për t’u njohur me botën e punës përpara se të vendosin rrugët e tyre të karrierës.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë njohuritë e migrantëve të kthyer dhe kategorive të tjera të të rinjve për tregun e punës, të krijojë baza për njësimin e përvojave profesionale migratore dhe të lehtësojë futjen e tyre në tregun e punës.

Projekti synon objektivat e mëposhtëm :

1. Zhvillim personal;
2. Zhvillim profesional;
3. Punësim të qëndrueshëm;
4. Vetë-punësim kreativ.
Target grupi Migrantët e kthyer nga Gjermania Migrantët e kthyer nga vende të tjera të BE Të rinj nga grupe të margjinalizuara në Shqipëri

Pjesëmarrësit në ciklin e këshillimit në ORGANIZATA kalojnë në këto faza:

Pjesëmarrësit në ciklin e këshillimit në BIZNES kalojnë në këto faza:

blank

60 % e pjesëmarrësve që përfundojnë ciklin e këshillimit në organizata dhe biznes arrijnë të punësohen dhe të gjenerojnë të ardhura.

blank

Leave your thought here