Erjola Gici

DSC_0470-2

 Erjola Gici

Erjola Gici, 26 vjeç, nuk mendonte që mund t’ja dilte të kishte një profesion dhe një punë të përherëshme.

Duke mos patur mundësi ekonomike, ishte vullneti dhe dëshira e saj për tu zhvilluar dhe për të patur një profesion, e cila e shtyu atë të bëhej pjesë e ciklit të këshillimit. 

‘’Përpara se të ndiqja programin ‘’Keshillimit drejt Punësimit’’, punoja me kohë të pjeshme si sanitare. Cikli i këshillimit më dha orientimin e duhur si edhe besimin tek vetvetja e tek aftësitë e mia. Në vazhdimësi të ndjekjes së këtij cikli kuptova se kisha aftësinë për të dhënë më tepër se çfarë kisha menduar më parë. Ndjekja e një kursi profesional për menaxhim zyre dhe sekretari më dha mundësi që të përmirësoja aftësitë e mia funksionale në kompjuter dhe jo vetëm. Zhvillimi ishte shumë i dukshëm, jo vetëm për mua por edhe për trajnerët e mi. 

Drejtuesit e Irisoft, qëndrës ku zhvillova trajnimin, më dhanë mundësinë e punësimit të menjëhershëm pas përfundimit të kursit në rolin e agjentes së shitjes për pronat e paluajtshme – shprehet ajo.  

Sot unë kam një profesion. Ja dola sepse pata orientimin e duhur edhe pse rruga ime nuk ishte e lehtë. Nuk është kurrë vonë për të kërkuar më shumë nga vetja dhe për t`u permirësuar.