Esmeralda Filaj

DSC_0547

Esmeralda Filaj

Kids Club është ambjenti më i ri në qytetin e Sarandës, dedikuar argëtimit të fëmijëve. Nëqoftese ti e viziton kupton menjëherë se gjithçka është në funksion të argëtimit të tyre.

Esmeralda Filaj, 27 vjec nga Saranda është kujdestarja e fëmijëve të cilët frekuentojnë këtë ambient. 

‘’Kisha shumë dëshira dhe plane për karrierën time, por nuk dija nga t’ja filloja. Ngritja e një biznesi, ishte diçka që fillonte nga dëshira dhe pasioni për të krijuar dhe punuar për veten. Sigurisht, që e mendoja se krijimi i një biznesi ishte vetëm fillimi, sepse pjesa më e vështirë vinte më pas. Ndjekja e programit ‘’Këshillim drejt Punësimit’’ ishte ajo çka finalizoj objektivat e mia mbi vetëpunësimin. 

Une sot jam shumë optimiste, sepse ky investim është bazuar në një plan të mirëmenduar dhe një proçes të integruar-shprehet ajo’’