Irini Mako

DSC_0506

Irini Mako

Sfidat për banorët e qyteteve te vogla për të patur një punësim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe me standart  janë shumë të mëdha. Kështu e nis prezantimin e saj Irini Mako, 44 vjeç nga Saranda me profesion sanitare.

‘’U bëra pjesë e programit ‘’Këshillim drejt Punësimit’’ sepse kisha nevojë për ndihmë, për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe afatgjata për familjen time. Nuk e kisha menduar asnjeherë se rrugën e duhur do ta zbuloja vetë, falë ndjekjes së ciklit i cili më angazhoj në aktivitete të ndryshme të cilat zhvilluan aftesitë e mija personale dhe profesionale.

Jam mirenjohëse këtij programi i cili më dha orientimin e duhur për të hapur një agjensi prastrimi-larje tapicerije. Unë ndihem e plotësuar pasi profesioni që kam arrin të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për mua dhe familjen time.’’