Laureta Myrteli

DSC_0903

Laureta Myrteli

Ekziston një ndryshim i qartë midis jetës së fshatit dhe asaj në qytet. Edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra e përbashkëta është se të dyja mund të sigurojnë një jetesë të mirë.

Në Moravë të Beratit syri nuk të ndesh asnjë pëllëmb tokë të lënë djerrë, fermerët i kanë kthyer ato në hambarë ku marrin jetë me dhjetëra kultura bujqësore. Laureta Myrteli, një nga fermeret e këtij fshati, pas kthimit nga migrimi tregon për vështirësitë e punës në arë te cilat nuk e kanë mbështetjen e duhur si në infrastructure dhe në tregje. 

‘’ Në mungesë të specialistëve të bujqësisë, mua më është dashur të jem edhe agronome edhe të mësoj nga gabimet e së shkuarës. Produktiviteti bujqësor shpesh pengohet edhe nga njohuritë e kufizuara apo edhe pajisjet e vjetëruara që përdoren për punimin e tokës. 

Falë programit ‘’Këshillim drejt Punësimit’’, unë arrita të kryej një investim në përmirsimin e pajisjeve të punës ne arë, çka ndikon në shtimin e prodhimit dhe të ardhurave për familjen time.’’