Marius Neli

DSC_0498-2

Marius Neli

Të bashkëpunosh, e mbi të gjitha të kesh orientimin dhe besimin e duhur se do ja dalësh është çka i duhet kujdo që ka një profesion dhe dëshiron të vetëpunësohet.

Për Marius Nelin, 13 vite ekperiencë si mekanik ishin mjaftueshëm për të patur një servis dhe për t`u vetëpunësuar. Ai e kuptoi se e kishte arritur pjekurinë profesionale pasi erdhi nga Gjermania, vend ku migroi për disa vite. Pamundësia për të përfituar dokumentat dhe punësimi i tij jo formal e pengoi qëndrimin dhe e detyroi të kthehej në Shqipëri.  

Vetëpunësimi, dikur do të kishte qenë i paimagjinueshem për mua, ndërsa sot falë ndjekjes së programit Këshillim drejt Punësimit, orientimit që më dha në eksplorimin e tregut të punës dhe ndihmës së vlefshme financiare, unë drejtoj një sipërmarrje të suksseshme nga e cila sot arrij të gjeneroj të ardhura të mjaftueshme për të siguruar një cilësi të mirë jetese.