Mirsada Xhama 

DSC_0604

Mirsada Xhama 

 

Qyteti i Shkodres është i mbushur me parukeri që ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet duke filluar nga kujdesi për flokët dhe duke përfunduar me estetiken. Ne do t’ju prezantojmë me Mirsada Xhamën, 24 vjec e cila, është përpjekur për të sjëllë dicka ndryshe në këtë fushë. Një parukeri të lëvizshme e cila vjen tek ju, kurdo që keni nevojë. 

’‘Ndjekja e programit ‘’Këshillim drejt Punësimit’’ më bëri të reflektoja mbi mundësitë të cilat shfaqen në mënyra të ndryshme, konkurencën përmirësimin e shërbimeve që mund të ofroja në mënyrë që për klientet që i frekunetojnë keto ambiente të isha zgjedhja e tyre e parë.
Profesioni që kam zgjedhur ka të bëjë me pamjen e jashtme,dhe të gjithë ne duam të jemi të kuruar’’
Prej disa muajsh ajo është e vetëpunësuar dhe drejton sallonin e saj të parukerise së lëvizshme në Shkodër.