Rezart Hyska

DSC_0207

Rezart Hyska

Mjaft popullor në kohët e sotme është profesioni i një fotografi. Përshkrimi i tij mund të gjendet absolutisht kudo. Ai kap momentet e jetës dhe i vendos bukur ne disa korniza për kujtesën tuaj –kështu e përshkruan Rezart Hyska nga Tirana profesionin e tij, atë të fotografit.

‘’Si migrant i kthyer nga Gjermania u përpoqa shumë të integrohesha në tregun e punës. Punët sezonale të cilat i perkisnin profesioneve të ndryshme ishin ato çka më siguronin të ardhurat e mia të vetme.

Pasioni për fotografinë ishte e vetmja gjë që mora me vete dhe e ndava gjatë seancave të ciklit Këshillim drejt Punësimit të cilin vendosa të ndiqja disa muaj më parë, pa e ditur se këtu jeta ime profesionale do të ndryshonte. 

Mbështjetja dhe orientimi që më dha ky program më bëri të fitoj besimin e munguar dhe më dha kurajo të punoja fort dhë të konkuroia në kursin e fotografisë përmes një seti amator. -shprehet ai.

Sot, ai është i punësuar pranë Akademisë të fotografisë Kumi, i aftë të gjenerojë të ardhura nga profesioni i cili për të është pasion. Për Rezartin nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, secili e bën këtë duke marrë orientimin e duhur dhe duke përdorur anët e tij më forta.’’