Shkëlqim Saçi

DSC_0282

Shkëlqim Saçi

 

Në kohët e sotme, teknologjia dhe TIK-u janë kthyer në një mënyrë jetese ndaj së cilës gjithmonë e më shumë shfaqen interesa. Por si mundet që për këtë profesion kaq të synuar një person me mundësi të kufizuara ekonomike të jetë jo vetëm i zoti i vetes, por edhe i punësuar në një kompani ndërkombëtare?

Kjo eshte historia e Shkelqim Saçit, 25 vjeç nga Tirana i cili nëpermjet programit ‘’Këshillim drejt Punësimit u orientua të ndiqte disa stazhe afatshkurtëra në projekte si Junior Web Developer. 

Si pjesë e metodologjisë së programit, duke vlerësuar nevojat dhe eksploruar tregun, Shkëlqimi filloj të mësonte në mënyre autoditdakte gjuhën angleze, çka e ndihmonte të bëhej më i dukshëm për tregun e punës.

‘’Sfida sot për shumë njerëz që kanë nevojë për punësim ose për një vend pune më të mirë, është se ata shpesh nuk janë të sigurt se si ta fitojnë punën që duan. Ndërtimi dhe zhvillimi i kompetencave kyçe të komunikimit dhe jo vetëm më dhanë mua besimin dhe mundesinë të aplikoja në shumë vende punë.  Unë e gjeta drejtimin e duhur falë ndjekjes së ciklit të këshillimit, tanimë jam pjesë e stafit të Goodie Web Group, si Junior Web Developer- shprehet ai ’’