Shyqyrete Çelaj

DSC_0709

Shyqyrete Çelaj

Migracioni në Shqipëri është një fenomen i zakonshëm, i cili ndërmerret në shumicën e rasteve për arsye ekonomike. Per Shyqyrete Çelaj, nga Vlora migrimi ishte pjesë e normalitetit. Pas 13 vitesh qëndrimi në Itali, arsyet personale e detyruan të rikthehej në Shqipëri. 

‘’Integrimi dhe përshtatja me tregun e punës në qytetin e Vlorës ishte sfida kryesore për mua. Mundësia për të gjetur një punë në profesionin tim, atë të teknologes ushqimore dukej si misijon i pamundur. Humbja e kontakteve, informacioni i pakët që kisha mbi tregun e punës sigurisht që e veshtiresonin akoma më shumë objektivin tim. 

Mund të them me besim të plotë se pjesëmarrja në programin ‘’Këshillim drejt Punësimit’’, më ndihmoj në gjetjen e një punë në profesionin tim. Eksplorimi i botës së punës ishte një moment shumë i rëndesishëm per mua gjatë ciklit. Në këtë fazë, bazuar në metodologjinë e përdorur unë u njoha me punëdhënësin tim të ardhshëm, Organizatën Botërore të Shëndetit Camelot. Tani une siguroj të ardhura të sigurta për familjen time duke ushtruar profesionin tim’’