Sidorela Pina

DSC_0850

Sidorela Pina

Për Sidorelën nga Lushnja, profesioni rrjedh nga një dëshirë për ta bërë estetikën dhe të bukurën stil jetese, pjesë të së përditshmes. Pasioni për të bukurën e ka shoqëruar gjithmonë dhe me ndihmën e duhur arriti ta kthente pasionin në profesion.

Sidorela është e specializuar në estetike, microblading dhe në qytetin e saj kjo fushë ishte e panjohur me parë. 

Ndjekja e programit ‘’Këshillim drejt Punësimit’’ e orientoj atë që të bënte një zgjedhje të zgjuar për punësimin e saj. Për tu përshtatur me situatën ekonomike, duke mbajtur sa më të ulët nivelin e investimit, ajo ofroi shërbimet e saj në një nga parukeritë më të njohura në qytetin e Lushnjës. Sidorela krijoi nje kënd  të saj duke plotësuar llojet e shërbimeve të ofruara nga parukeria, si dhe duke ofruar eksperiencën e saj në shërbime estetike, risi për qytetin.

Sigurisht që në bazë të kërkesave edhe shërbimet e saj do të zgjerohen duke e bërë gjithmon e me të prekshme ëndrrën e Sidorelës për të krijuar një  qëndër estetike që të ofroj një gamë të gjerë shërbimesh me profesionalizëm maksimal.