Rreth Nesh

Rreth Nesh

Programi ‘Këshillimi drejt Punësimit’ është një koncept inovativ për hyrjen e tregut të punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të rinisë i cili zbatohet me sukses në Shqipëri që nga viti 2010. Ky proces përdor instrumente për të krijuar bazat për përfshirje sociale dhe integrim ekonomik të grupeve të synuara. Qasja ‘Këshillimi drejt Punësimit’ bashkon ndërhyrje praktike në nivelin e partnerëve lokal, burimeve lokale dhe inovacionit. Është një vlerë e shtuar për ofertat e tjera ekzistuese të tregut, duke  përgatitur migrantë të kthyer dhe kategori të tjera për t’u njohur me botën e punës përpara se të vendosin rrugët e tyre të karrierës.

Misioni

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë njohuritë e migrantëve të kthyer dhe kategorive të tjera të të rinjve për tregun e punës, të krijojë baza për njësimin e përvojave profesionale migratore dhe të lehtësojë futjen e tyre në tregun e punës.

Duke promovuar zhvillimin individual bazuar në kompetenca dhe duke u bërë pjesë e programit C4E ju
NDRYSHONI STILIN E JETES

Objektivat

1. Zhvillim personal;
2. Zhvillim profesional;
3. Punësim të qendrueshëm;
4. Vetë-punësim kreativ.

Target Grupi

Migrantët e kthyer nga Gjermania
Migrantët e kthyer nga vende të tjera të BE
Të rinj nga grupe të margjinalizuara në Shqipëri